Një qytetar nga Lezha kishte dalë me veshjen e veçantë këtë të premte në protestën e thirrur nga opozita përpara Kryeministrisë.
Në bluzën dhe pantallonat e tij kishte mesazhe kundër qeverisë. Ai tha se i është bashkuar protestës së sotme për të mbështetur një opozitë që të jetë përballë qeverisë sepse sipas tij, “nuk ka opozitë”.
‘Jam një qytetar i thjeshtë nga Lezha. Unë nuk kam ardhur se ka bërë thirrje Berisha, unë kam ardhur vetë. Këta janë ata që sot më kanë lanë aty ku kam qenë për kështu kemi pasur regjimin enverian, e rrëzuam e thamë se po shpëtojmë me këtë kryeminister që bën tallje e njerëz që vriten rrugëve. Ky është një turp i madh për një të rrëzume të trenit japin dorëheqje po ky ka mbledh një tufë hajdutash, e thotë ata kanë punën e tyre ministrat.
Ndaj detyrohem me i thënë vetes o shok cfarë bën këtu në Shqipëri. “Rama na varfërove” në bluzën përpara dhe në pantallona “qeveri hajdute”.
Ky është perceptimi im, Dua Europë, liri e demokraci. Na varfëroi na mori shpirtin, cmimet rriten e ky absolutisht nuk do ta dijë i fut nga një 10 milionsh dreka e darka me bosët, mua më intereson ekonomia ime familjare, unë për vete jetoj në minimumin e jetesës, me një pjesë hajdutësh që rrinë nëpër zyra e bëjnë korrupsion galopant, shyqyr kam letra e jetoj në Itali, unë kam ardhur vetem për të mos mbysin krejt opozitën që mos kalojmë në monizëm
Kam ardh me vetëdijen time me dashuri si mund të ndryshojë ky vend. I bëj thirrje shqiptarëve t’i bashkohen jetës së tyre e varfërisë së tyre, e të vijnë në protestë se jo se po ndryshon dicka, se me një lloj dikatori, që përderisa nuk shkon dhe në Parlament e tallet në Parlament, më duket skandaloze ne mirë të bëhemi të gjithë bashkë e ti japim rrugën aty ku e meriton ky kryeministër.
Të paktën të ketë opozitë Shqipëria, do votoj në 14 maj. Boll më 32 vite jemi lodhur, kam ardhur të mbështes të bëhet një farë opozite që ti bien përballë kryeministrit’, tha qytetari.