Etleva Kurti, 31 vjeçe është vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Kamzë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”, ku e reja është vrarë në oborrin e banesës.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.