Kreu masakrën në Paskuqan, Dan Hutra i dënuar dhe për vrasjen e gruas së parë

Aktualitet

Publikuar: 01/03/2023

Kreu masakrën në Paskuqan, Dan Hutra i dënuar dhe për vrasjen e gruas së parë

Dan Hutra, rreth 40 vjeç, është personi i cili ka kryer krimin e dyfishtë në Paskuqan mesditën e kësaj të mërkure. Ai ka vrarë ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Gjithashtu të plagosur me armë zjarri kanë mbetur dhe ish-bashkëjetuesja e tij Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nëna e saj Kujtime Hysa, 60-vjeçe.

Hutra rezulton një person të mëparshëm penal. Ai është dënuar për vrasjen e ish-gruas së tij të parë në vitin 2007, shtetases , Dafina Havalja.

25-vjeçar asokohe, Hutra qëlloi për vdekje bashkëjetuesen e tij në një banesë në kryeyqtet.

Sipas deshmisë së familjarëve të viktimës, dhenderi u ka pohuar në telefon vrasjen, duke u treguar se ku ndodhej trupi pa jetë i Dafines.

Hutra u arratis drejt Kukësit, por u arrestua më pas nga policia dhe u dënua për këtë kkrim, për të cilin fitoi lirinë në vitin 2019.