Nëntë persona u plagosën dje në Tiranë, mes tyre shoferi i autobusit që i mori përpara makinat tek “Ura e Tajvanit”.
Fatmirësisht asnjë qytetar që dje ishte në stacion apo që po kalonte në rrugë nuk humbi jetën. Mjetet që ka goditur autobusi ishin 10, mes tyre një “Porsche” që u përplas me një pemë.
Autobusi mori para dhe fluturoi “Porsche”-n që u përplas me pemën, kjo detyroi autobusin të ngrihet në ajër. Pema shpëtoi jetë njerëzish, pasi nëse nuk do të ishte makina luksoze do të kishte dalë në trotuar bashkë me autobusin.
Postimi i gazetarit:
Kujtojmë që arrestimi i shoferit të urbanit u bë mbrëmjen e djeshme. Aksidenti ndodhi paraditen e djeshme në zonën e “Shallvareve” në Tiranë ku urbani i linjës së “Unazës” mori përpara disa makina. Në aksident u përfshinë 11 automjete ndërsa mbetën të lënduar disa persona.