Revulucioni paqësor dhe demokratik i Sali Berishës, i nisur që në vitin 2014 pas rrëzimit nga pushteti, ka shënuar një kthesë të rëndësishme.
Pas 9 vitesh ‘luftë’ kundër korrupsionit të Rilindjes, linja e foltores dhe rithemelimit ka vendosur të marrë në mbrojtje pikërisht simbolin, ikonën dhe emblemën e korrupsionit të Rilindjes, Arben Ahmetajn.
Ditët e fundit, është lëshuar një urdhër verbal për të mos publikuar asnjë lajm kundër Arben Ahmetajt në Tv Syri dhe portalin Syri, medja këto të Familjes Berisha.
Në kampin opozitar, deri më sot, Sali Berisha ishte i vetmi që përmendte aferat e Tigrit. Tani që Tigrin pritet ta marrë në dorë SPAKU, Berisha jo vetëm është tëhequr, por i është bashkuar akeatit të tij, Ilir Meta, duke marrë në mbrojtje Arben Ahmetajn (Tigrin).
Ditën e djeshme u dorëzua në SPAK dosja e vilës në Hamallaj që Klodian Zoto i inceneratorëve i ka dhuruar Arben Ahmetaj për rolin e tij në historinë e inceneratorëve, si ministër Financash dhe Ekonomie.
Për çdo opozitë normale dhe të pakapur, ky moment do të ishte një mundësi për ofensivë politike kundër pushtetit.
Por, televizioni i Berishës, as nuk pasqyroi kallëzimin e Ahmetajt në SPAK, në kuadër të një urdhri verbal për të mos publikuar asnjë lajm kundër Tigrit
Berisha dhe Shkëlzeni ia kanë besuar televizionin ish-drejtorit të Tatimeve, Gazmir Spahija, i cili ishte aktiv edhe në sulmin për të shqyer dyert e selisë së PD-së, gjatë rrethimit që Berisha i bëri selisë.
Spahia, vëllai i kryebashkiakut të Shkodrës, Bardh Spahia, njihet si i besuari i Shkëlzen Berishës, i cili e konsideron edhe si byrazer.
Spahia monitoron çdo vizitë që bën Erion Veliaj në televizionin Syri. Madje, ka dyshime që Spahia përgjon gazetarin Çim Peka kur pi kafen e mëngjesit me Veliajn tek Kodra e Diellit.
Nga ana tjetër, Arben Ahmetaj, sipas burimeve, ka zhdukur një dosje korrupsioni të Ridavan Bodes kur ishte ministër i Financave, ku i implikuar mund të jetë edhe Spahia si ish drejtor Tatimesh.
Por, Tigri është i lidhur me Shkëlzenin edhe përmes bankës Intesa Sanpaolo Bank, tek e cila Shkëlzeni ka marrë një kredi të dyshimtë me vlerë 1.8 milionë euro pêr fabrikën e boronicave në Gërdec.
Ahmetaj dyshohet se është pronar real i bankës Intesa Sanpaolo Bank, por e ajo që dihet është se bashkëshortja e tij, Albina Mançka ka një pozicion kyç tek kjo bankë.
Syri Tv është televizioni i Shkëlzenit. Nga ana tjetër, dhëndri i Berishës po hap një TV tjetër me para të dyshimta, ndërsa ka marrë një licencë tek AMA.
Dhëndri me TV-në e tij mbron Belind Këlliçin dhe sulmon formalisht dhe me dhimbje Erion Veliajn. Themi me dhimbje pasi Veliaj vijon t’i japë leje ndërtimi për kulla dhëndrit, ndërsa Belindi nuk ka asnjë shanc fitoreje.
Madje disa ditë më parë, kullat e dhëndrit të Berishës në Tiranë u reklamuan nga vetë Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook.