Prostitucioni vijon të lulëzojë në qendrat e masazheve: 3 vajza arrestohen, një 23-vjeçare shpallet në kërkim

Aktualitet

Publikuar: 23/02/2023

Prostitucioni vijon të lulëzojë në qendrat e masazheve: 3 vajza arrestohen, një 23-vjeçare shpallet në kërkim

Tre vajza të reja janë arrestuar së fundmi në Tiranë pasi akuzohen për prostitucion.

Në prangat e policisë kanë rënë tre shtetaset me iniciale: R. L., 20 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe, V. Ç., 20 vjeçe, ndërsa në kërkim është shpallur një 23-vjeçare me iniciale A.L. Këto vajza së bashku me një 36-vjeçare me iniciale A.V ishin të punësuar në një qendër masazhesh ku ushtronin edhe prostitucion.

Ende nuk dihet se në cilën qendër të ‘masazheve’ ishin të punësuara këto vajza, pasi pak ditë më parë JOQ ALBANIA denoncoi disa raste flagrante të prostitucionit në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan shtetaset R. L., 20 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe, V. Ç., 20 vjeçe, të treja banuese në Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. L., 23 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. V., 36 vjeçe. Këto shtetase ishin të punësuara në një qendër masazhesh, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.