‘Amaneti’ i Fatmir Mediut para burgut. A do ta pranojë qelinë si Tahiri, do flasë apo do arratiset si Llalla?

Aktualitet

Publikuar: 15/02/2023

‘Amaneti’ i Fatmir Mediut para burgut. A do ta pranojë qelinë si Tahiri, do flasë apo do arratiset si Llalla?

Fatmir Mediu thotë se bashkimi i Partisë Demokratike është domosdoshmëri e jo thjesht çështje numrash. Bashkimi i PD-së duket se është edhe ‘amaneti’ i Mediu para se të shkojë në burg për Gërdecin.

“Është përgjegjësia e lidershipit politik të PD të gjejë rrugën e bashkëpunimit dhe komunikimit. Unë kam punuar prej kohësh me zonjën Tabaku, zotin Bardhi dhe kam parë një vullnet pozitiv të tyre për të ecur drejt një bashkëpunimi politik.

Kam diskutuar dhe me zotin Berisha rreth idesë së tyre. Ideja synonte që të kishim një kandidat për kryetar bashkie, një logo dhe një vulë”, thotë ai.

Për të lidershipi politik nuk duhet të mbytet në anën teknike.

”Nuk është e rëndësishme si dalim ne sëbashku në podiume, e rëndësishme është sa janë sëbashku të gjithë ata që duan të punojnë për opozitën.

Për të vazhduar dhe me nevojën e koalicioneve elektorale. Duhet të veprojë me grupe pune”.

Ai thotë se koha nuk pret dhe çdo vonesë ndikon rezultatin në zgjedhjet e 14 majit.

Në fakt vërtet koha për Mediun s’pret, pasi ai mund të përfundojë në burg për Gërdecin.

Mbetet për t’u parë nëse Fatmir Mediu do t’a pranojë në heshtje burgun si Saimir Tahiri, do të falsë apo do të arratiset si Adriatik Llalla.