Ky është Spiro Çabiri, pronari hotel ‘Bizanti’ që u rrafshua sot me tritol, ishte në konflikt me Dhimitêr Evangjeliun për pronësinë

Kronike

Publikuar: 13/02/2023

Ky është Spiro Çabiri, pronari hotel ‘Bizanti’ që u rrafshua sot me tritol, ishte në konflikt me Dhimitêr Evangjeliun për pronësinë

Ky është Spiro Çabiri, një nga bashkëpronarët e hotelit ‘Bizanti’ që u rrafshua këtë mëngjes si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm me tritol.

Çabiri është në proçes gjyqësor me ortakun tjetër, Dhinitër Evangjeliu, për pronësinë e këtij hoteli.

Policia shkruan se ngjarja ka ndodhur në orës 05:55, në lagjen nr.1, Sarandë, në një hotel dy-katësh i ndërtuar që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve Sprio Çabiri, dhe E. Dh.

Në hotel ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ndërtesa është rrëzuar dhe janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar.

Shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar terror për banorët rreth orës 05:55 të mëngjesit pasi janë zgjuar të tronditur nga zhurma e fortë.

Ata thonë se ngjante si “akt terrorist” që i ka shokuar të gjithë. Nga vënia e sasisë së madhe të tritolit nga autorë ende të paidentifikuar, e gjithë zona është mbuluar nga tymi i zi.

Nga të dhënat paraprake rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli.