Policia aksion në Vlorë, zbulon “shtëpinë e barit”, dyshohet se është në pronësi të njërit prej shtetasve të përfshirë në plagosjen e djeshme

Aktualitet

Publikuar: 10/02/2023

Policia aksion në Vlorë, zbulon “shtëpinë e barit”, dyshohet se është në pronësi të njërit prej shtetasve të përfshirë në plagosjen e djeshme

Që prej ditës së djeshme pas plagosjes së ndodhur në Vlorë, ku Dëfrim Pasha mbeti i plagosur me amrë zjarri nga Ledjon Zahaj, policia ka nisur një operacion anti-kanabis në zonën ku ndodhi sherri mes dy personave. Aksioni është ndërmarrë nga drejtoria vendore dhe forcat operacionale të Vlorës.

Menjëherë pas ngjarjes është zbuluar një shtëpi bari në pjesën e kodrës mbi spitalin psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë.

Mendohet se shtëpia e barit është zbuluar në kontrollin që i është bërë një prej dy personave të përfshirë në ngjarjen e ndodhur dje.

Bimët ishin kultivuar në një vilë katër katëshe. Lidhur me zbulimin e bërë, policia ka marrë në pyetje banorë të zonës dhe punonjës të OSHEE.

Burime për mediat bëjnë me dije se blutë e Vlorës kanë vënë në branga disa persona si dhe kanë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Pritet që të konfirmohet plotësisht teksa mësohet se në orët në vijim do të ketë një konferencë për media nga policia e shtetit për këtë zbulim.