Botë

Leo Messi me zemër të madhe, dhuron 3.5 mln € për Turqinë dhe Sirinë

Fondacioni i Lionel Messit zbret në fushë duke dhënë një ndihmë të madhe financiare për njerëzit e prekur nga tërmeti i frikshëm.

Numri 10 dhuron 3.5 milionë € që do të shkojnë menjëherë në zonat e prekura për të shpëtuar sa më shumë njerëz të pastrehë, të plagosur por edhe për forcat e ndërhyrjes së shpejtë që po punojnë pa ndalim në rrënojat e shkaktuara nga lëkundjet e fuqishme.

Shuma e dhuruar nga Messi është më e madhja e dhënë deri në këto momente nga një futbollist profesionist. “Fondacioni Leo Messi” është shumë aktiv në çështjet që lidhen me varfërinë dhe fëmijët, ndërsa fituesi i 7 Topave të Artë është mjaft i ndjeshëm ndaj kauzave të tilla.

Postet e fundit

“Po pres vajzën 23 vjeçe, se di a është gjallë”, rrëfimi tronditës i babait turk

prapaskena

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon URDHËR ARRESTI për Vladimir PUTIN, akuzohet për krime lufte

NGJARJE E HARRUAR!… Dita kur Pelé ndaloi një luftë në Nigeri: “Është një nga krenaritë e mia më të mëdha”…

prapaskena