Avokati i Alda Klosit thotë se 400 mijë eurot e gjetura në banesën e pastrueses së Rozeta Dobit, nuk i përkasin ish-zyrtares. Në një deklaratë për mediat, pasi Gjykata pranoi masën ‘arrest me burg’, avokati tha se vetëm 120 mijë euro janë të Alda Klosit.
Sipas tij, këto para kanë shkuar në shtëpinë e Klosit më 3 dhjetor dhe i janë dhënë nga nusja e xhaxhait, pasi ata kanë ikur në SHBA. Avokati tha se paratë i ishin lënë Klosit për të arreduar shtëpinë e xhaxhait, por pasi ai u diagnostikua me tumor këto para do t’ia çonte në SHBA përmes një transferte bankare.I pyetur se përse Klosi nuk i kishte deklrauar këto para, Muho tha se sipas ligjit kishte kohë deri në mars për ta bërë deklarimin e tyre.“Këto para janë marrë që na datën 1 nëntor, në fund të tetorit xhaxhi është diagnostikuar me tumor. Për shkak të faktit që ky nuk është i siguruar atje, shpenzimet do mbuloheshin nga familjarët, u gjetën paratë, janë mbajtur në shtëpinë e nuses së xhaxhit, këto para i janë rikthye Aldës dhe familjes së saj me synimin që të transferohen në Amerikë sipas sistemit bankar. Nuk duhej ti deklaronte, e ka detyrim ligjor ta bënte deri në mars të vitit pasardhës.
Nuk është pyetur për këto detaje dhe s’ka pasur si të japë sqarime. Më pas i ka dhënë vëllai kur është pyetur. Do kishte kontradiktë nëse do ishin pyetur të dy. Lekët janë për xhaxhin, se kishte nevojë të përballonte shpenzimet në Amerikë. Paratë kanë shkuar të Alda Klosi më 3 dhjetor. Do i dërgonte sipas sistemit bankar. Do gjendej mënyra se si do ti transferonte”, tha ai.