Tërmeti vdekjeprurës në Turqi, 18 pasgoditje të forta, ndahet në mes pista e aeroportit në Hatay

Botë

Publikuar: 06/02/2023

Tërmeti vdekjeprurës në Turqi, 18 pasgoditje të forta, ndahet në mes pista e aeroportit në Hatay

TURQI– Një tërmet shkatërrues goditi Turqinë mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:17. Raportohet për 237 viktima dhe mbi 2000 të plagosur, ndërsa numri i të vdekurve fakeqësisht pritet të rritet. Pas tërmetit të fuqishëm janë ndjerë të paktën 18 pasgoditje të tjera me magnitudë mbi 4 të shkallës Rihter.

Pista e aeroportit në Hatay është ndarë në mes si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tokës.

USGS tha se regjistroi shtatë tërmete me magnitudë mbi 5. Pasgoditja më e fortë deri më tani u regjistrua vetëm 11 minuta pas tërmetit të parë dhe kishte një magnitudë 6.7, tha USGS. Ekspertët thonë se pasgoditjet e forta ka të ngjarë të vazhdojnë në orët dhe madje edhe ditët në vijim pas një tërmeti aq të fortë sa ai që përjetoi Turqia të hënën në mëngjes