‘Ishte moment i vështirë’/ Getoar Selimi: Kur lindi vajza zbulova për sëmundjen time

Show Biz

Publikuar: 06/02/2023

‘Ishte moment i vështirë’/ Getoar Selimi: Kur lindi vajza zbulova për sëmundjen time

Reperi Getoar Selimi ka zbuluar se ka kaluar një problem shëndetësor. Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Zemër Luana”, Geti tregoi se teksa vajza e tij, Marget po lindte ai zbuloi për sëmundjen. Reperi tregoi se sot është gjithçka në rregull, por në momentin e parë që ka marrë Marget në krah mori shumë forcë për ta kaluar këtë vështirësi.

Në ditën kur ka lindur Marget, mësova për një sëmundje timen dhe ka qenë paksa e vështirë për mua. Por në momentin kur kam marrë Margetin në duar, edhe pse ishte dita që mësova për sëmundjen, thashë çdo gjë do shkoj në rregull. Në momentin që pashë Marget i premtova vetes që çdo gjë do shkojë mirë“, tha Geti.