“Big Brother” në Korçë, kush janë dy personat e skeduar nga policia që iu sekuestruan kamera

Kronike

Publikuar: 03/02/2023

“Big Brother” në Korçë, kush janë dy personat e skeduar nga policia që iu sekuestruan kamera

Ditët e fundit operacioni i policisë i koduar me emrin “Fijet”, ka sekuestruar qindra kamera të vendosura në disa qytete të vendit nga grupet kriminale, për të monitoruar lëvizjet e grupeve kundërshtare apo ato të policisë.

Nga ky operacion janë sekuestruar po ashtu  kamerat e dy shtetasve në Devoll të qarkut Korçë.

Sipas burimeve bëhet e ditur se personat që kishin vendosur kamera në kundërshtim me ligjin janë shtetasit Andrea Bleta nga fshati Baban i njohur në fushën e narkotikëve, dhe Sokol Anxhi nga qyteti i Bilishtit aktualisht me masë sigurie.