Mëngjesin e sotëm, në rrugën “Kastriotët”, u regjistrua një aksident i rëndë.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në këtë vend, duke lënë pas dy të plagosur dhe një viktimë.


Në foton e mësipërme është pasagjeri Avni Gjuni 35-vjecar, i cili mbeti viktimë e aksidentit.
Konkretisht makina me drejtues shtetasin E. M., është përplasur me mjetin me shofer shtetasin M. D., teksa për pasojë ka lënë të vdekur shtetasin A. Gj., rreth 35 vjeç, pasagjer në makinën e të plagosurit me iniciale E. M.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.