Aksident tragjik në Tiranë/ Vdes pasagjeri 35-vjeçar, plagosen dy shoferët (EMRI)

Aktualitet

Publikuar: 02/02/2023

Aksident tragjik në Tiranë/ Vdes pasagjeri 35-vjeçar, plagosen dy shoferët (EMRI)

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku dy automjete janë përplasur dy automjete dhe për pasojë ka ndërruar jetë një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në rrugën “Kastriotët”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E.M. me automjetin me drejtues shtetasin M.D.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E.M., shtetasi Avni Gjuni, rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.