Miratohet kërkesa e opozitës, të enjten interpelancë me Ramën për çështjet “McGonigal”

Aktualitet

Publikuar: 30/01/2023

Miratohet kërkesa e opozitës, të enjten interpelancë me Ramën për çështjet “McGonigal”

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar futjen në kalendarin e punimeve të Kuvendit kërkesën për interpelancë urgjente të kërkuar nga Grupi Parlamentar i PD-së me kryeministrin Rama për skandalin e arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së në New York, Charles McGonigal.

Kjo çështje u kërkua nga opozita që të diskutohej që në seancën e kaluar, por nuk u pranua nga mazhoranca dhe kjo solli trazira në Kuvend, ku u bllokua foltorja dhe u anuluan seanca.

Ndërkohë që në mbledhjen e sotme, përfaqësuesja e PD në Konferencën e Kryetarëve, Flutura Açka ka ngritur me forcë shqetësimin për mënyrën se si u mbyll seanca e shkuar duke shmangur kështu debatin për skandalin McGonigal. Ajo e quajti fashizëm Parlamentar atë që ndodhi në Kuvend.

“Po ndodh fashistizimi i Parlamentit. Në nuk jemi as prokurorë dhe as inkuizitorë por jemi mandatuar të kërkojmë llogari dhe mbyllja e seancës është shkelje e Rregullores së Parlamentit dhe Kushtetutës së Republikës”, – mësohet të ketë thënë deputetja demokrate