Një 23-vjeçare gjermano-irakene, me profesion komentatore rrjeti u gjet e vdekur në Ingolstadt. Një vajzë kishte kërkuar një ‘sozi’ në rrjetet sociale dhe pasi e gjeti e kishte vrarë, me qëllim të inskenonte vdekjen e saj, thanë prokurorët në Bavari.
Trupi i mbuluar me gjak i të resë ishte gjetur në gusht në një makinë Mercedes të parkuar në Ingolstadt, në jug të Gjermanisë, dhe u identifikua fillimisht si Sharaban K, një estetiste 23 vjeçare që banonte në Munich, me origjinë nga Iraku.
Megjithse disa anëtarë të familjes Sharaban K e identifikuan trupin, autopsia ngrinte dyshime mbi identitetin e saj. Rrjedhimisht viktima u emërua si Khadidja O, një komentatore e njohur estetike në rrjet, që banonte në Heilbronn, në shtetin fqinjë të Baden-Württemberg, gjithashtu 23 vjeçare.
Vajza kishte flokë të gjatë të drejtë, ngjyrë të ngjashme të lëkurës dhe mbante makijazh, teksa policia tha se dy vajzat “ngjanin shumë me njëra-tjetrën”, duke bërë që shtypi gjerman ta quante çështjen “Vrasja e sozisë”.
E ndihmuar nga një 23-vjeçar nga Kosova, i emëruar vetëm si Sheqir K, Sharaban K u arrestua nga policia e Bavarisë më 19 gusht 2022, por vetëm kësaj jave autoritetet i janë afruar zbulimi të motivit të aktit të rëndë.
Me makinën e tyre Sheqir K e Sharaban K, kishin marrë vajzën algjeriane nga shtëpia e saj ditën e vrasjes, të cilën e kryen në një zonë me pemë në Heilbronn.
Pasi e kishin goditur shumë herë me thikë, vrasësit e kishin ngritur viktimën nga sedilja e pasme dhe kishin parkuar makinën në një zonë të qetë pranë lumit Danub, ku u zbulua mbrëmjen e 16 gushtit 2022.
Hetimet vijojnë dhe dyshja presin dënim me burg të përjetshëm nëse shpallen fajtorë