Kejvina Kthellës nuk i del inati me Luizin. Ajo ka deklaruar se Luizi duhet të rrihet çdo mëngjes me shpulla që sipas saj të bëhet njeri.
“Duhet rrihet çdo ditë me shpulla. Do çdo ditë shpulla që të bëhet njeri. Shpullat nuk janë asgjë. Dhuna psikologjike të ndjek gjithmonë. E urrej. Është kafshë”, ka pohur Kejvina.
Ndërkohë, disa pamje të reja kanë dalë, ku Kejvina kafshon Luiz Ejllin.
Kejvina shkruan se shpulla e saj ndaj Luizit s’i shkaktoi atij asnjë plagë, ndërsa nga ana tjetër thotë se e ndihmoi që të dalë nga ajo ‘çmendinë’ siç cilëson shtëpinë e BBV. Sipas Kejvinës u gjykua shpulla e saj si ‘bomba e Hiroshimës’.

Kejvina nuk e ka parë të arsyeshme sërish që të bëj një falje publike ndaj Luizit, përkundrazi ajo ka zgjedhur të ironinë në lidhje me fansat e tij, për të cilët thotë se të vetmit që u lënduan nga shpulla, janë ato.


Kujtojmë që Kejvina u skualifikua nga loja, pasi gjatë një debati me Luizin në Prime, ajo e goditi me shpullë, një pamje që nuk u transmetua në ekran, por u publikua më pas në portale, çka e penalizoi përfundimisht.