Një aferë dhe telenovelë sherresh me sfond erotik i shtohet skandaleve financiare të Fondit Besa me skemat e mëdha të mashtrimit, ku zhvateshin qytetarët duke u faturuar kredi që nuk i kishin marrë kurrë.
Protagonist është drejtori Ekzekutiv i Fondit Besa, Bajram Muçaj, i cili është kthyer në mollë sherri mes dashnoreve të tij në Fondin Besa dhe gruas së tij, gjithashtu me detyra të rëndësishme në institucionin mikrofinanciar.
Fillimisht, Bajram Muçaj dhe bashkëshortja kanë pranuar dy motra për të punuar në Fondin Besa, madje me kalimin e viteve, paga e secilës prej tyre kishte arritur 2 mijë euro në muaj.
Prapaskena mëson se njëra nga motrat ka krijuar një lidhje intime me Bajram Muçajn, drejtorin e Fondit Besa, njëherësh edhe aksioner.
Zonjusha, me pushtetin e lojërave të shtratit, ka nisur të ndihet e fuqishme, duke demostruar sjellje prej shefeje në degën qëndrore.
Kështu konflikti i dy motrave me gruan e Bajramit ishte i pashmagshëm. Në Fondin Besa u krijua një telenovelë intrigash, tradhtish, mufkash, thashethemesh etj.
Në zyrat e Fondit Besa ka pasur konflikte të vazhdueshme dhe përleshje mes të dashurave të Muçës, por janë mbyllur pa shkuar në polici.
Kupa u mbush kur motra e dashnores së Bajram Muçës, disa javë më parë, i bëri pritë gruas së Bajramit në një nga rrugët e Tiranës, duke e rrahur.
Këtë radhë çështja shkoi në polici. Burime nga Policia thanë se motra e dashnores shkarkoi të gjithë tensionin e akomuluar.
Tashmë mësohet se e dhunuara ka nisur procedurat e ndarjes, ku në lojë janë aksionet.
Në vitin 2019, një hetim i prokurorisë së Tiranës zbuloi një skemë të madhe mashtrimi me kreditë e dhëna nga fondacioni “Besa”, duke shtuar edhe më tej dyshimet publike mbi aktivitetin e një prej institucioneve më të rëndësishme kredidhënëse në Shqipëri.
Në krye të skemë mashtruese me vlerë miliona euro, qëndronte Albana Imami, drejtuese e një filiali të rëndësishëm të Fondit në Tiranë dhe njëkohësisht aksionere tek “Besa”.
Dosja u sfumua rrugës me ndërhyrjen e Bajramit!