Aktualitet

Aksidentohet efektivja e policisë Anisa Kostani, udhëtonte me një shofer pa patentë

Efektivja e policisë së Elbasanit Anisa Kostani u aksidentua me makinë një natë më parë në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës në afërsi të kopshtit botanik.

Efektivja ishte pasagjere në një makinë që drejtohej nga Kristofor Duka, i cili ishte pa patente.

Ata u përplasën fillimisht me një tjetër automjet, e më pas me trafikndarësen. Si Kostani ashtu dhe Duka u dërguan në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se Anisa Kostani, në gusht të 2022 u pezullua nga detyra pasi përdori gjuhë fyese ndaj gazetarëve dhe medias në rrjetet sociale.

Kostani u rikthye detyrë, po në Elbasan, pas 1 muaj pezullimi.

Postet e fundit

Vrasja e Ismet Çekores në Shkodër, lirohet Alban Bruçi, nuk ka asnjë provë që e lidh me atentatin

prapaskena

Ai i fejuar mbi 7 vite, Elhaida Dani në një lidhje me balerinin e saj?

prapaskena

Trafiku i 80 mijë litrave naftë në Durrës! Arrestohen kapiteni dhe mekaniku i anijes! Në kërkim Alban Malindi, vëllai i të kërkuarit për trafik kokaine

prapaskena