Publikoi videon nga makina pa rrip sigurimi, gjobitet kryeministri Rishi Sunak

Botë

Publikuar: 21/01/2023

Publikoi videon nga makina pa rrip sigurimi, gjobitet kryeministri Rishi Sunak

Kryeministri britanik Rishi Sunak është gjobitur pasi nuk ka vendosur rripin e sigurimit, teksa ndodhej si pasagjer në një makinë.

Pamjet u bënë virale në rrjetet sociale shumë shpejt. Ishte vetë Sunak që publikoi një video në rrjete sociale, ku shihej brenda makinës së tij por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mungesa e rripit të sigurimit.

Një zëdhënës tha se “kryeministri e pranon plotësisht se ky ishte një gabim dhe ka kërkuar falje. Sigurisht që ai do të respektojë dënimin e caktuar.”

Kjo është hera e dytë që Sunak gjobitet në 12 muajt e fundit pasi ai u ndëshkua nga Policia angleze për pjesëmarrje në një festë në Downing Street gjatë izolimit. Pasagjerët e kapur pa rripin e sigurimit në Britani mund të gjobiten me 100 paund.