Martin Çeço është mbytur nga bandat kriminale të drogës pasi Çeço u ka zbuluar paracelat e hashashit në zonat e Korçës, ndërsa historia e dashurisë dhe e tradhtisë së Tina Pajollarit duket se është një sajesë e grupit të drogës për të manipuluar pistën e krimit.
Ky version përforcohet me faktin e rrahjes dhe zhdukjes së çobanit, Lili Zyke, i cili ka parë të gjithë skenën kur disa palersona kanë nxjerrë nga një makine me xhama të zinj 26-vjeçarin Martin Çeçon e mbytur, e kanë tërhequr zvarrë dhe e kanë hedhur në liqen.
Lili Zyke rrëfeu për gazetarin Spartak Koka të gjithë skenën e ngjarjes, ndërsa aty rrotull kishte parcela droge. Martin Çeço kishte parë me ose pa dashje parcelat e drogës, të cilat kanë gjithnjë garanci policore.
Dëshmia e çobanit Lilo Zyko rrëzonte versionin e historisë së dashurisë, xhelozisë dhe tradhtisë së Tina Pajollarit me dashnorët e saj të mundshëm në fshat.
Jo prokuroria, por SPAK duhet të merrte dëshminë e Lili Zykos, si dëshmitar okular.
Por, Prapaskena mëson se Lili Zyko është rrahur dy ditë pasi tregoi për gazetarin Spartak Koka ngjarjen. Pas rrahjes, Lili Zyko është zhdukur pa lënë gjurmë.
SPAK duhet të gjejë Lili Zykon dhe të tërheqë fijet e grupit kriminal me komandë nga Tirana.
Një burim konfidencial tha se po kryhet një zinxhir krimesh për të mbuluar historinë e drogës, për shkak se pas fshihet drejtues policie.