Një “shërues” i quajtur Nikollë Doda pretendon se iu heq magjinë grave, por për këtë ai ka një metodë të veçantë. Ai u kërkon atyre raporte seksuale madje duke pretenduar që i lë shtatëzënë dhe pas kësaj grave iu largohet magjia, sipas “shëruesit” Doda.
Një grua re me probleme shëndetësore është drejtuar te Nikollë Doda duke i treguar shqetësimet e saj.
Nikolla, pas disa ekzaminimeve me duar, i thotë zonjës se ka magji e duhet të bëjë 2 seanca tretje plumbi, që kushtojnë 150 mijë lekë të vjetra.
Në një tjetër takim, Nikollë Doda e puth gruan, duke i thënë, se do t’i heqë magjinë. Nikolla i thotë gruas, që të shkojë të dielën, që të ketë mundësi të largojë bashkëshorten. Madje të dielën do t’i shkojë dhe një zonjë tjetër nga Berati.
Në këtë pikë Nikolla del hapur dhe thotë, se do ta lerë me barrë, që t’i hiqet magjia.