AktualitetKronikeKryesore

Mafia e pronave Helidon Gjikoka thyen arrestin shtëpiak, prokurori Albert Kuliçi injoroi Gjykatën e Larë, nuk zbatoi vendimin

Disa herë emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka publikuar rastin e Elidon Gjikokës, i cili përmes një kontrate qiramarrjeje për një pronë në Dhërmi u bë pronar duke korruptuar sistemin e legalizimit dhe hipotekës së Vlorës.

Burri im ha dhe, nga çështja e tij. Më tha, ma la amanet, unë e hapa gjyqit o grua, unë do ndërroj jetë nuk jam më për këtu, por ti do e ndjekësh bashkë me vëllain tim derisa të marrësh pronën në dorëzim… pronën tonë”, shprehej gruaja e së ndjerit.

Çështja ishte denoncuar në Prokurorinë e Vlorës, por për 3 vite nuk ishte bërë asnjë gjë.

Pas publikimit në “Stop”, Prokuroria e Tiranës nisi një procedim tjetër, duke dërguar para drejtësisë 16 të akuzuar me në krye Elidon Gjikokën për shpërdorim detyre dhe vepra korruptive.

Prokurori Albert Kulici fillimisht i eliminoi bashkëpuntorët e Elidonit, duke mos i akuzuar 15 zyrtarët e Aluiznit dhe Hipotekës. Por Gjykata e Lartë vendosi në 22 Nëntor 2022 zëvendësimin e masës nga “detyrim paraqitjeje” në “arrest shtëpie”.

Sekretaria, Gjykata Vlorë: Është shtuar ankim nga Elidon Gjikoka dhe përsëri nga Ilir Koka në 12 Mars që duhet ta dini se ju jeni…

Denoncuesi: Po, po.

Sekretaria, Gjykata Vlorë: Këto ankime ka.

“Stop” ka parë sesi në 12 Janar 2023 Elidon Gjikoka ka thyer arrestin e shtëpisë.

Ilia Koka njëri prej vëllezërve që iu rrëmbye prona, denoncon këtë fakt që më parë e ka denoncuar edhe në Policinë e Vlorës.

Dëshmitari: Ai është me arrest shtëpie dhe këtë gjë: Ikën nga shtëpia, shkon në Himarë, shantazhon gjithë njerëzit e mi.

Gazetari: Çfarë janë këta persona?

Dëshmitari: Këta janë dëshmitarë. I kërcënon dhe ju thotë që “unë do i amarr pronën Ilir Kokës” dhe prandaj erdha nga Greqia. Njoftuam dhe policinë që ka thyer arrestin e shtëpisë dhe policia nuk ka qenë në vëmendjen e duhur. Policisë i ka rrëshqitur shumë herë Elidon Gjikoka. Nuk e ka kapur dot.

Pas njoftimit nga ana e gazetarit të “Stop”, Policia e Vlorës shkoi në vendngjarje dhe bëri të mundur shoqërimin në komisariat të Elidon Gjikokës për të vijuar procedurat.

Gazetari: Jam në investigim e sipër dhe kam informacion se një person i cili është në arrest shtëpie, e ka thyer arrestin e shtëpisë dhe është në një lokal në Vlorë.

129: Po i jap numrin tuaj patrullës dhe do ju kontaktojë patrulla e policisë. Po e nisim direkt tani patrullën.

Por kur pritjej komunikata e Policisë Vlorë për këtë bashkëpunim, “Stop” mëson se nis zbatimi i vendimit të Gjykatës së Lartë, që duhet të ishte ekzekutuar në 22 Nëntor 2022.

Ky fakt tregon implikimin e prokurorit Albert Kulici në favorizim të Elidon Gjikokës./tvklan.al

 

 

 

 

Postet e fundit

Belind Këlliçi proteston në SPAK kundër vjehrrit që firmosi prishjen e pallatit nr. 4 në Tiranë, por i heq emrin nga kallëzimi

prapaskena

Vrasja e Martin Çeços në Korçë/ 26-vjeçari u njoh me Tinën në byrektore, planifikonte të fejohej! U vra nga ish i dashuri i saj, 43-vjeçari e kërcënonte pasi mësoi lidhjen e re

prapaskena

Ish-truproja e Berishës tregon se ku gaboi ‘siguria’: As Meta nuk duhej t’i afrohej, Rama s’ka lidhje me goditjen e tij

prapaskena