AktualitetKryesoreSociale

Orjana Gremi kërkoi bonusin e bebes ditën që hodhi djalin në lum, krimin ua tregoi murgeshave, mister babai i fëmijës

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku 32-vjeçarja Orjana Gremi hodhi në lumin Kir foshnjen e saj të sapolindur.

E reja ua ka treguar krimin murgeshave, të cilat kanë njoftuar policinë. Ditën që ka hedhur djalin 6-ditësh në lum, Gremi mësohet ka shkuar për të tërhequr bonusin e bebes.

E reja nuk kishte familje, jetonte tek daja e saj dhe punonte në fasoneri.

Krimi i rëndë 

Vetëm 6 ditë pasi solli në jetën djalin në maternitetin e Shkodrës, e reja e mbyti atë në lumin Kir. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Golem më 4 janar, ndërsa është zbuluar paraditen e së shtunës kur u gjet trupi i pajetë.

Vajza ishte e pamartuar, ndërsa fëmijës nuk i ka deklaruar atësinë.

Foshnja erdhi në jetë në datën 30 dhjetor 2022, ndërsa Orjana Gremi doli nga materniteti i Shkodrës në datën 4 janar 2023.

Në gjendje të rëndë psikologjike, e reja e hodhi foshnjen në rrjedhën e lumit Kir dhe të premten e 6 janarit është drejtuar te murgeshat, të cilave u ka rrëfyer krimin e rëndë.

E kam hedhur sepse nuk kisha ku ta lija”, mësohet se ka thënë ajo, ndërsa murgeshat njoftuan menjëherë policinë.

Me të marrë denoncimin, blutë e Shkodrës nisën kërkimet mbrëmjen e djeshme dhe paraditen e së shtunës, ku në vendin e quajtur Postribë gjetën trupin e pajetë të foshnjës.

E reja është vënë në pranga, ndërsa mbi të rëndon akuza e vrasjes.

Mjeku i maternitetit të Shkodrës ka bërë me dije se 32-vjecarja refuzoi të regjistronte atësinë e fëmijës.

Ajo kishte kërkuar që ta dorëzonte në shtëpinë e foshnjes, por më pas kishte ndryshuar mendje dhe e kishte marrë me vete foshnjen.

Mjeku Senad Halluni shton se në spital nuk u paraqit asnjë anëtar i familjes dhe pas lindjes e vizituan vetëm disa kolege të ndërmarrjes së këpucëve ku punonte.

Drejtori i spitalit 

Drejtori i maternitetit të Shkodrës Senad Halluni ka folur para mediave lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku një 32-vjecare hodhi foshnjen 6 ditëshe në lumin Kir.

Ky është rast atipik për shoqërinë tonë. Sa i takon shërbimit të maternitetit Shkodër, mund t’ju shpjegoj që zonja ka ardhur në datën 30, është shtruar, ka qenë lindja e parë. Janë kryer të gjithë procedurat dhe në pranim është një filtër që ne regjistrojmë atësinë e fëmijës. Zonja ka refuzuar ta shkruajë atësinë e fëmijës dhe që këtu nisi vëzhgimi rreth saj. Kemi protokoll për këtë proces që sigurisht kryesorja është mosneglizhenca nga ana mjekësore, pastaj zonja ka refuzuar dhe ka shprehur dëshirën që të fillojnë procedurat për ta dorëzuar në shtëpinë e foshnjes. Duke qenë se ishte data 31 dhjetor, njoftuam drejtorinë e shtëpisë së foshnjes që të nisnin procedurat. Në këtë moment futet në ndjekje të afërt nga psikologia, e cila ka kryer procedurën standard, një vlerësim të gjendjes psikologjike e sociale të zonjës që është dokumentuar në kartelën klinike.

Më 31 dhe 1 kam qenë vetë mjek në shërbimin 24 orë dhe mesa kemi mundur të festojmë për vete, jemi mundur dhe për zonjën e të tjerë që ishin në materniteti, jemi munduar t’i gëzojmë. Zonja ka punuar në një ndërmarrje të këpucëve në Shkodër dhe disa shoqe të saj erdhën për ta parë duke i sjellë rroba, dhurata bashkë me personelin. Me datën 1,2,3 ka qenë pushim dhe me datën 4 kanë nisur procedurat për t’u transferuar në shtëpinë e foshnjes. Atë datë ka refuzuar që ta dorëzojë dhe sipas protokollit që kemi, ka nënshkruar një deklaratë që marr përsipër marrjen e fëmijës në gjendje normale dhe në kushtet e një vlerësimi që është bërë nga psikologia që ka qenë në normalitet. Është dorëzuar fëmija dhe zonja, ka dalë nga materniteti dhe nga ky moment ne nuk kemi kontakt më tutje. Në spital nuk është paraqitur asnjë nga familjarët e saj”, tha Senad Halluni.

 

 

 

 

 

Postet e fundit

‘Pentitot’ që u bënë ‘gropën’ bosëve të krimit: Nga Luftar Reçi, Adriatik Coli, Nuredin Dumani e vëllezërit Beqiraj

prapaskena

Zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit që goditi me grusht Berishën: Mu kujtua Gërdeci dhe ’97-ta

prapaskena

Tenderi/ Veliaj jep 40 mln lekë për numëruar qytetarët nëpër urbane

prapaskena