Iu prezantua si pronar klubi dhe i ofroi punë, shqiptari mban peng 23-vjeçaren në Greqi, dëshmia: 4 klientë në ditë për 150 €

Aktualitet

Publikuar: 08/01/2023

Iu prezantua si pronar klubi dhe i ofroi punë, shqiptari mban peng 23-vjeçaren në Greqi, dëshmia: 4 klientë në ditë për 150 €

Një 33-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka shfrytëzuar seksualisht një vajzë dhe e ka prosituuar në një klub nate. Mediat greke shkruajnë se shqiptari i është prezantuar si pronar i një klubi nate dhe i ka ofruar punë. 23-vjeçarja e ka pranuar ofertën e punës së shqiptarit sepse i duheshin para, por është mbajtur e burgosur nga shqiptari.

23-vjeçarja detyrohej të bënte deri në 4 takime me klientë në ditë për shumën prej 150 eurosh, ndërsa tutori sa herë që mungonte në banesë, i vendoste roje për tu siguruar që ajo nuk do ikte.

Viktima, pas tre muajsh ferr, ka arritur të arratiset dhe të shkojë në Polici për të denoncuar gjithçka ka përjetuar, si pasojë 33-vjeçari shqiptar u identifikua nga efektivët e Nëndrejtorit të Krimit të Organizuar dhe u arrestua.

Në dosjen e publikuar në mediat greke, e reja tregon se shqiptari i ofroi të punonte si kamariere me fitime të mira, duke përfituar nga situata e vështirë financiare në të cilën ndodhej. Vajza pranoi, por në vend që të punonte në lokal përfundoi në banesën e shqiptarit duke u prostituuar.

Shqiptari monitoronte plotësisht lëvizjet e saj, por ajo arriti të ruante fshehurazi para që merrte nga klientët, për të mundur të shpëtonte nga shtëpia e torturave. Por shqiptari e kuptoi…

“I pandehuri kuptoi se viktima kishte kursyer në fshehtësi shumën prej 5000 € nga puna e saj dhe për këtë arsye arriti t’ia merrte duke ushtruar dhunë fizike,”- thuhet në dosje.

“Në mesditën e datës 7 janar, oficerët e policisë së Departamentit të Trafikimit të Qenieve Njerëzore kanë vënë nën vëzhgim shtëpinë e shqiptarit dhe pasi kanë lokalizuar e kanë arrestar. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 6890€, një sasi e vogël kanabis dhe një veturë. I arrestuari është dërguar në Prokurorinë e Athinës mëngjesin e 8 janarit, ndërsa mësohet se “po hetohet pjesëmarrja e mundshme e të akuzuarve në më shumë incidente të trafikut të qenieve njerëzore,”- thuhet në tej në dosje.