Ish-prokurori i Krimeve të Rënda zbulon “çudirat”: Një vlonjat denoncoi vjedhjen e 100 kg hashash, tjetri thoshte më kanë humbur 4 kg kokainë

Aktualitet

Publikuar: 08/01/2023

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda zbulon “çudirat”: Një vlonjat denoncoi vjedhjen e 100 kg hashash, tjetri thoshte më kanë humbur 4 kg kokainë

TIRANË– Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci ka treguar një denoncim të çuditshëm që ka marrë nga qytetarë në momentin që ai ushtronte detyrën në organin e akuzës. I ftuar në emisionin Revieë, në Euroneës Albania, Beci tha se një qytetar nga Vlora kishte shkuar të bënte një denoncim pasi pretendonte se i kishin vjedhur 100 kilogramë hashash.

Në një rast tjetër prokurori tha se një person i kishte kërkuar të bënte denoncim se i kishin vjedhur gomën rezervë ku fshiheshin 4 kilogramë kokainë.

“Unë personalisht kam pasur një denoncim nga një qytetar nga qyteti i Vlorës, i cili më ka thënë “më janë vjedhur 100 kile hashash” dhe vinte pa frikë dhe bënte kallëzim që i ishte vjedhur hashash. Në një rast tjetër më thanë që më është vjedhur goma rezervë që kishte brenda 4 kile kokainë. Këtu ka raste nga më të çuditshme që kapen vetë dhe hipin vetë në qerre,”- tha Beci.