Video që shkatërroi Shakirën/ Pique futi të dashurën në shtëpi! Lëviz e zhveshur nëpër shtëpi kur futbollisti jep intervistë

Aktualitet

Publikuar: 07/01/2023

Video që shkatërroi Shakirën/ Pique futi të dashurën në shtëpi! Lëviz e zhveshur nëpër shtëpi kur futbollisti jep intervistë

Ndarja e Shakirës me Piquen u përfol shumë në vitin 2022 dhe duket se fansat e yllit vazhdojnë të merren me ish-çiftin.

Një postim i Page Six raporton se fansat e Shakirës kanë gjetur një video ku Clara Kia, partnerja aktuale e futbollistit Pique, lëviste nëpër shtëpinë e çiftit ndërsa ai ishte ende i lidhur me Shakirën.

Video është marrë nga një intervistë që ka dhënë Pique, në Zoom, në atë vitin 2021. Sipas Page Six: “Partnerja e re e Gerard Pique shfaqet në një video të regjistruar nga brenda shtëpisë që ai ndau në rrjetet sociale, kur supozohet se po jetonte i lumtur së bashku me Shakirën.”

Videoja u zbulua dhe Shakira është “e shkatërruar”, tha një burim i afërt me të për Page Six. Edhe pse biondja në video nuk e tregon fytyrën para kamerës, shumë janë mjaft të sigurt se është Clara Kia.

Ajo është e shkatërruar kur mësoi se kjo grua hyri në shtëpinë që ata ndanin me fëmijët e tyre”, tha burimi i cituar nga faqja.

Shihni videon këtu.