“O sa e bukur është Elisa”/ Braktisi Metën për Ramën, del video e deputetit Agron Çela duke kërcyer me Spiropalin

Aktualitet

Publikuar: 07/01/2023

“O sa e bukur është Elisa”/ Braktisi Metën për Ramën, del video e deputetit Agron Çela duke kërcyer me Spiropalin

Deputeti i Qarkut të Shkodrës, i cili u fut në Kuvend nën siglën e LSI-së, Agron Çela, pak ditë më parë, braktisi partinë e Ilir Metës për t’ju bashkuar Partisë Socialiste. Kjo lëvizje erdhi në prag të zgjedhjeve lokale, ku Rama kërkon të thyejë dominimin e të djathtë në kryeqendrën e veriut.

Pas një foto selfie, ku shfaqej Elisa Spiropali, Benet Beci dhe Agron Çela, së fundmi, në rrjet po qarkullon edhe një video ku ata shfaqen duke kërcyer në një festë.

Ajo që vihet re është se Spiropali, e zgjedhura e Ramës si drejtuese politike e qarkut të Shkodrës, ka marrë një personalizim të këngës që u këndua në festë, ku në vargje thuhej:

“Bilbila paqe, gjyle sa e bukur je. Hajde. Opa. Hajde Tirana hajde, bravo… O paske qenë, Elisa sa e bukur je. Elisa sa e bukur je”.

Kaq ka mjaftuar dhe situata është bërë edhe më relaksuese ku njëri prej socialistëve e ka ftuar Spiropalin të kërcejë me të.

Kujtojmë, se kur Meta u pyet nga gazetarët për largimin e Agron Çelës nga partia e tij, kreu i PL-së nuk pranoi ta komentonte.