E rëndë në Shkodër, 32-vjeçarja hedh foshnjen në lumin Kir një javë pas lindjes

Aktualitet

Publikuar: 07/01/2023

E rëndë në Shkodër, 32-vjeçarja hedh foshnjen në lumin Kir një javë pas lindjes

SHKODER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një grua, Orjana Gremi është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka braktisur foshnjen e saj, të cilin e ka lindur më 30 dhjetor 2022 në lumin Kir. Foshnja nuk ka mundur të mbijetojë në asnjë lloj rrethane dhe është gjetur i pajetë nga Policia. Ndërsa gruaja është shoqëruar në Polici. Ajo është banuese e fshatit Myselim, ndërsa nuk dihet asnjë rrethanë familjare apo të dhëna për shëndetin e saj mendor para dhe pas lindjes. Ajo akuzohet për vrasje me dashje. Rasti i gruas në Shkodër është tejet i ngjashëm me rastin e 29-vjeçares në Greqi, që hodhi foshnjen 11 muajshe në lumin Aliakmonasit në Veria, dhe më pas shkoi të festonte ndërrimin e viteve në hotel.

Njoftimi i policisë për rastin e Shkodrës:

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në inteligjencën informative, se mbrëmjen e djeshme, një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të seksit mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe mund ta hidhte në lumin Kir, kanë organizuar punën për verifikimin e këtij informacioni të marrë. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasen O. G., 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme