Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku 32-vjeçarja Orjana Gremi nga fshati Myselim i Shkodrës, hodhi natën e kaluar foshnjën e saj në lumin Kir, vetëm pak ditë pas lindjes.
Shkaku kryesor besohet se ishte mentaliteti i zonës, pasi 32-vjeçarja nuk ishte e martuar, ndërsa djali ishte fryt i një raporti me të dashurin.
Sajmir Selmanaj, mjek roje i maternitetit në Shkodër në natën kur Orjana Gremi lindi djalin e saj, ka dhënë një prononcim për mediat, por jo nën praninë e kamerave.
Ai tregon se natën e 30 dhjetorit, Orjana Gremi e solli në jetë të birin rreth orës 11:40. Sipas tij, 32-vjeçarja ka qenë e vetme.
“Në momentin kur është shtruar, nuk e kam shtruar unë, pra unë jam mjeku që kam ardhur në mëngjes, kam qenë në shërbim, kam vizituar….po them dhe ka lindur normal, ka pasur një qepje të vogël dhe kaq”, u shpreh Selmanaj.
Deri në datë 4 janar, Orjana ka qenë e shtruar në spital, siç tregoi mjeku ama nuk kishte dijeni për gjendjen e saj emocionale.
Ai u shpreh se duke qenë se gruaja erdhi e vetme, te gjithë u angazhuan për kujdesin e saj sepse ishin të shqetësuar pikërisht prej faktit se mbase nuk do të donte të mbante fëmijën.
Mjeku tregon se Orjana ishte shprehur se nuk e donte fëmijën.
Burime bëjnë me dije se e reja nuk ka shfaqur aspak pendesë për aktin e rëndë që ka kryer dhe ka dëshmuar se “e hodha në lumë, se nuk kisha mundësi ta mbaja”.
Ajo kishte dalë nga spitali më 4 janar, ndërsa foshnja ka ardhur në jetë më 30 dhjetor. Ajo iu kiushte deklaruar familjarëve të saj se do e hidhte fëmijën në lumë.
Mësohet se Orjana Gremi është e pamartuar dhe jetonte me dajën, ndërsa foshnjës nuk i ishte regjistruar atësia.
Foshnja është gjetur mëngjesin e sotëm nga policia i pajetë, i mbuluar me batanije dhe me plasmas.
32-vjeçarja u vu në pranga në akuzën për vrasje.