Prapaskena

Pa kategori

Vrasja e Papës, prokuroria kërkon ‘burg në mungesë’ për Andrew Bode

Publikuar: 06/01/2023

Arrest me burg në mungesë kërkon Prokuroria e Tiranës ndaj Andrew (Edvin) Bode, i dyshuari si një nga autorët që morën pjesë në ekzekutimin e Edmond Papës.

Bode rezulton se ligjërisht nuk ka dalë nga territori shqiptar nga të dhënat e TIMS, ndërsa ka dyshime të forta të jetë larguar nga Shqipëria ilegalisht.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Bode është i dyshuari kryesor si ekzekutor i Papës, e provuar sipas saj nga pamjet filmike dhe qelizat telefonike që e kanë konstatuar prezencën e tij pranë vendit të ngjarjes në kohën kur është kryer vrasja. 44-vjeçari rezulton me precedent penal për drogë, por i pa dënuar me vendim të formës së prerë. Bashkë me Albano Velon, të njohur si të afërt të Aleksandër Sadikajt që u ekzekutua me tritol në rrugën Tiranë-Elbasan, dyshohet të kenë organizuar dhe kryer vrasjen e Papës në shenjë hakmarrje.



Më të lexuarat