Personi që shihni në foton e mëposhtme është gomisti 56-vjeçar Spase Milloshi, i cili humbi jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm.
56 vjeçarit i ka plasur goma e një kamioni të cilën po e frynte në servisin që e kishte në pronësi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, në servisin e tij në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, në aksin Lezhë-Milot.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.