Putin urdhëron armëpushimin në Ukrainë për Krishtlindjet Ortodokse, ja sa do të zgjasë

Botë

Publikuar: 05/01/2023

Putin urdhëron armëpushimin në Ukrainë për Krishtlindjet Ortodokse, ja sa do të zgjasë

Presidenti Rus Vladimir Putin ka urdhëruar një armëpushim të përkohshëm në luftën në Ukrainë për të lejuar njerëzit të festojnë Krishtlindjet Ortodokse. Udhëheqësi rus i bëri thirrje Kievit të respektojë armëpushimin e propozuar, i cili do të zgjasë për 36 orë nga ora 12:00, 6 janar deri në mesnatën e 7 janarit.

Ai urdhëroi ministrin e tij të mbrojtjes Sergei Shoigu të vendoste armëpushimin përgjatë gjithë linjës së kontaktit. Thirrja për një armëpushim erdhi pas një propozimi të mëparshëm nga udhëheqësi shpirtëror i Rusisë, Patriarku Kirill, për një armëpushim ortodokse të Krishtlindjeve këtë javë, shkruan DailyMail. 

Duke marrë parasysh apelin e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Kirill, udhëzoj Ministrin e Mbrojtjes së Federatës Ruse të vendosë një regjim armëpushimi përgjatë gjithë linjës së kontaktit të palëve në Ukrainë nga ora 12:00 e datës 6 janar 2023 deri në orën 24:00 të datës 7 janar. Duke u nisur nga fakti se një numër i madh qytetarësh që shpallin Ortodoksinë jetojnë në zonat e armiqësive, ne i bëjmë thirrje palës ukrainase të shpallë një armëpushim dhe t’i lejojë ata të marrin pjesë në shërbesat në prag të Krishtlindjeve, si dhe në ditën e Krishtlindjeve, 2023”, tha Putin në urdhër.

Nuk ka pasur asnjë reagim të menjëhershëm nga zyrtarët ukrainas ndaj njoftimit të Putinit. Presidenti Volodymyr Zelensky kishte propozuar një tërheqje të trupave ruse më herët, para 25 dhjetorit, por Rusia e refuzoi atë. Kisha Ortodokse Ruse, e cila përdor kalendarin e lashtë Julian, feston Krishtlindjet më 7 janar,  më vonë se kalendari Gregorian, megjithëse disa të krishterë në Ukrainë gjithashtu e shënojnë festën në atë datë.