Noton në florinj / 800 krimet dhe 16 dënimet e Dibran Hoxhës që vrau të riun nga Kukësi për 400 euro, ka qenë roje e Kallashit

Krim & Korrupsion

Publikuar: 05/01/2023

Noton në florinj / 800 krimet dhe 16 dënimet e Dibran Hoxhës që vrau të riun nga Kukësi për 400 euro, ka qenë roje e Kallashit
Noton në florinj / 800 krimet dhe 16 dënimet e Dibran Hoxhës që vrau të riun nga Kukësi për 400 euro, ka qenë roje e Kallashit
Dibran Hoxha, i njohur me nofkën ‘Kobra’, i cili akuzohet se vrau 31 vjeçarin nga Kukësi Visar Cengun dhe plagosi shokun e tij Rufgen Shehu brenda lokalit të tij ‘Kobra City’ në Prizren, ka deklaruar se ka kryer mbi 800 krime.
Megjithatë, në Kosovë, Hoxha është dënuar vetëm 16 herë, kryesisht për armëmbajtje pa leje, pjesëmarrje në rrahje dhe lëndime të rënda e të lehta trupore.
Hoxha i cili ka qenë roje dhe tutor i kërcimtares erotikeD onjeta Kasumi, e njohur si ‘Kallashi’, pretendon se ka kryer mbi 800 krime të lehta dhe të rënda, ku përfshihen trafiqe, shfrytëzim, drogë, plagosje deri tek vrasje e findit.

Hoxha deklaronte vite më parë se veprat që ai kryen nuk janë krim. Ai thoshte se ishte në hasmëri me 2-3 familje dhe shprehej se nuk mbante më armë.

Veprat që kam unë nuk ka krim, ku ka fakte që kam bërë krim, veprat kanë të bëjnë vetëm më rrahje, nuk janë vepra kriminale, nuk është asgjë. Unë jam në hasmëri me shumë familje, më kanë zënë me armë nja 2-3, më kanë dënuar, për të gjitha veprat janë dënuar. Kam mbajtur armë më herët, jo tani. Kam vuajtur dënime mbi 2-3 muaj, arma nuk është ndonjë gjë tragjike, që e kam pasur unë”, tha Dibran Hoxha.