Ekzekutimi i Edmond Papës, Andrew Bode mund të jetë larguar ilegalisht jashtë vendit, sistemi TIMS e tregon në Shqipëri

Aktualitet

Publikuar: 05/01/2023

Ekzekutimi i Edmond Papës, Andrew Bode mund të jetë larguar ilegalisht jashtë vendit, sistemi TIMS e tregon në Shqipëri

Andrew Bode, i njohur edhe me emrin Edvin, i dyshuari si ekzekutor i Edmond Papës, zyrtarisht në sistemin TIMS rezulton të ndodhet brenda territorit shqiptar. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga të dhënat që kanë marrë dyshohet se 44-vjeçari me origjinë nga Berati mund të jetë larguar në mënyrë ilegale jashtë vendit.

Dyshimet janë se Bode mund të jetë larguar drejt Greqisë, dhe më pas tranzit drejt një vendi tjera. Ai është person me precedent penal për lëndë narkotike, por asnjëherë nuk është dënuar me vendim gjykate.

Mbi dyshimin se një nga autorët e vrasjes së Papës ndodhej në Greqi, një grup hetimor iu drejtua vendit fqinj për të bashkëpunuar në hetime.

Nga ana tjetër hetuesit kanë marrë në pyetje edhe babain e Albano Velos, Dilaver Velo. Ky i fundit oficer policie në Komisariatin nr. 4 dhe u pezullua nga detyra pas arrestimit të të birit si organizator në vrasjen e Papës.

Deri më tani 44-vjeçari Bode nuk është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kjo pasi policia është në pritje që gjykata të caktojë masën e sigurisë arrest në burg në mungesë. Pas vendimit, nëpërmjet Interpol Tirana emri dhe foto e Bodes pritet t’u dërgohet agjencive dhe partnerëve të huaj për arrestimin e 44-vjeçarit