Ky është Albano Velo autori që vrau Edmond Papajn, hakmarrje për vrasjen e shokut pas 6 muajsh

Aktualitet

Publikuar: 03/01/2023

Ky është Albano Velo autori që vrau Edmond Papajn, hakmarrje për vrasjen e shokut pas 6 muajsh

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 30-vjeçari Albano Velo, lindur në Këlcyrë Permet dhe banues në Tiranë.

Ai u arrestua nga Policia e Tiranës si ekzekutori i biznesmenit Edmond Papa, mbrëmjen e 16 Dhjetorit në hyrje të një lokali në zonën e Selitës në Tiranë.

Albano Velo, autori i vrasjes së biznesmenit, Edmond Papa, i cili u ekzekutua më 16 dhjetor me armë zjarri në një lokal te Komuna e Parisit, ka qenë shok i ngushtë me Aleksandër Sadikajn, i riu nga Elbasani i cili u vra me tritol në 11 qershor të 2022-it.

Policia ka spallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimi rezultoi se ata e kanë ndjekur për disa ditë biznesmenin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit.

Në cilesinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular.