Shpartallohet partia e Metës në Shkodër, Agron Çela i bashkohet PS-së, ikën edhe kryetari Ndou, Mona vijon shfaqjet me syze dhe kitare

Kryesore

Publikuar: 30/12/2022

Shpartallohet partia e Metës në Shkodër, Agron Çela i bashkohet PS-së, ikën edhe kryetari Ndou, Mona vijon shfaqjet me syze dhe kitare

Edi Rama vijon në fshehtësi operacionin për asgjësimin total të partisë së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke i lënë vetëm emrin.

Pas goditjes që i dha në zgjedhjet e 2021, duke e lënë pa deputet në 9 nga 12 qarqe, Rama ka vijuar pazaret për të kaluar në krahun e PS-së edhe figurat e fundit me peshë që kanë mbetur në Partinë e Lirisë.

Rama ka finalizuar pazarin me deputetin e Partisë së Lirisë, Agron Çela, i cili në këmbim të mbrojtjes së interesave të bizneseve të tij, ka vendosur të kalojë në krahun e PS-së. Me këtë lëvizje, partia e Metës në Shkodër merr një goditje fatale politike.

Nuk ka dyshim se në Shkodër, partia e Metës nuk ka vota. Votat i ka marrë vetëm Agron Çela me lidhjet e tij. Teksa Monika dhe Meta vijojnë shfaqjet me syze dhe kitare, Rama po u shkërmoq partinë.

Me PS-në edhe bashkuar edhe Edmond Ndou, i cili ka qenë kreu i degës së Partisë së Lirisë në Shkodër. Çela dhe Ndou kanë dalë në foto me Elisa Spiropali, duke i dhënë Metës mesazhin e lamtumirës.