Metën po e braktisin të gjithë, edhe deputeti i LSI-së Agron Çela bashkohet me PS

Aktualitet

Publikuar: 30/12/2022

Metën po e braktisin të gjithë, edhe deputeti i LSI-së Agron Çela bashkohet me PS

Deputeti i LSI-së për Qarkun e Shkodrës Agron Çela i është bashkuar Partisë Socialiste, duke qen/ politikani i radhës që braktis partinë e Ilir Metajt.

Burime bëjnë me dije se pak ditë më parë, Çela ka patur një takim me kryeministrin Edi Rama, ku kanë arritur një marrëveshje të përbashkët duke bërë që deputeti i Shkodrë të kalojë në radhët e Partisë Socialiste.

Agron Çela ka dy mandate në Parlamentin e Shqipërisë nën siglën e LSI por tashmë ka vendosur që t’i bashkohet kampit të majtë. Mësohet se ai ka patur shumë pakënaqësi tek LSI-së në lidhje me djegien e mandateve apo koalicionin me PD-në dhe për këtë shkak, ka “tradhtuar” Metën duke kaluar me Ramën.

Agron Çela do të japë kontributin e tij për Partinë Socialiste që në zgjedhjet vendore të 14 Majit, teksa LSI-së (Partia e Lirisë) mbetet tashmë vetëm me 3 deputetë në Kuvend.