Tea Trifoni është një prej konkurenteve që u bë dje pjesë e “Big Brother Vip Albania” dhe që ditën e dytë ka sqaruar historitë e saj të mëparshme që kanë bërë bujë në median rozë.
E pyetur nga Ronaldo Sharka, ajo ka folur mbi lidhjet që ka patur në emisionin “Përputhen”. Ajo doli çift me Andin nga emisioni, por menjëherë më pas u shfaq me Beatrin.
Tea ka treguar se me Andin e ka bërë gjithçka për show, ku ishin në dijeni edhe prindërit e saj, ndësa me Beartin ka zgjatur vetëm 3 muaj.
Pjesë nga biseda
Ronaldo: “Do lidheshe këtu brenda, në qoftë se do e ndjeje?”
Tea: “Po, nëse do e ndjeja. Nuk do e rezervoja veten”.
Ronaldo: “Po për lojë?”
Tea: “Jo nuk e bëj më atë gjë. E kam ngrënë njëherë atë gjë”.
Zhaklina: “Pse atë e bëre për lojë? Nuk kishe asgjë me atë çunin?”
Tea: “Jo nuk kisha asgjë. Historia që u shfaq në “show” ishte e gjitha “shoë”. Ne ishim miq, na ecte muhabeti por kaq”.
“Për publikun dhe njerëzit që më kanë ndjekur ishte një gjë shumë e madhe. Për mua është diçka që është mbyllur para dy viteve dhe zgjati vetëm tre muaj. Për mua ishte një histori që zgjati vetëm tre muaj.”, deklaroi ajo në lidhje me Beartin.