Arben Ahmetaj nuk është në hetim’, kjo ka qenë përgjigja e SPAK ndaj gazetarit Arsen Rusta i cili ka kërkuar informacion për ish-ministrin Arben Ahmetaj.
Adriatik Doçi gazetari i cili ka kallëzuar në SPAK, skandalin e pagesave të bëra ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj nga Klodian Zoto shkruan se sipas SPAK deri në 27 korrik 2022, Ahmetaj nuk ishte nën hetim si bashkëpuntor me Klodian Zoton.
Sipas gazetarit SPAK pretendon se ish ministri po hetohet vetëm pasi u zbuluan provat që ishin fshehur nga hetuesit (Ened Nakuçi dhe Klodian Braho).
Doçi shton më tej se disa pyetje të rëndësishme meritojnë përgjigje, me qëllim për të stabilizuar besimin që po lëkundet ndaj SPAK.
Postimi i gazetarit Adriatik Doçi:
Në mars 2022, prokurorët e SPAK kanë gjetur e-mailet e Klodian Zotos në kompjuterat e këtij të fundit. Nga rikuperimi i të dhënave, janë zbuluar pagesat që bënte Klodian Zoto për zyrtarë publikë, për udhëtime dhe akomodimin e tyre në hotele me 5 yje të Evropës, në këmbim të kopistjes së letrave dhe firmosjes së tyre për finalizimin e koncensionit të inceneratorëve, ku përfitues ishte kompania e Zotos.
Klodian Zoto u ka paguar akomodimin në hotele Arben Ahmetajt, si ish ministër i Ekonomisë dhe më pas i Financave, si dhe Etleva Kondit, ish drejtoreshë e Damian Gjiknurit për PPP-të në Ministrinë e Energjitikës dhe anëtare e Komisiomit të Vlersimit të Ofertave për inceneratorët.
Por, në dosjen hetimore të SPAK, çuditërisht figurojnë vetëm pagesat e Klodian Zotos për llogari të Etleva Kondit, të cilën dy prokurorët Klodian Braho dhe Ened Nakuçi e kanë veshur me përgjegjësi panale.
Në dosje mungojnë pagesat e Klodian Zotos për Arben Ahmetajn. SPAK mbylli hetimet disa ditë më parë, duke çuar në gjykatë për gjykim dosjen për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit.
Mua më ranë në dorë provat e fshehura që implikonin në korrupsion Arben Ahmetajn si dhe dy prokurorët e çështjes Klodian Braho dhe Ened Nakuçi, të cilët dyshohen se kanë devijuar hetimet.
Provat i referova po në SPAK, ku kam kërkuar konstatimin e përgjegjësisë penale për ish ministrin për korrupsion dhe dy prokurorët për shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Pas këtij referimi penal me elemente që kompromentojnë rëndë të gjithë hetimet për çështjen e inceneratorëve, SPAK doli me një njoftim, duke deklaruar se vijojnë hetimet për rolin e personave të tjerë.
Njoftimi i SPAK u lexua si një alibi, sikur Arben Ahmetaj po hetohet.
Por, në 27 korrik 2022, SPAK ka konfirmuar zyrtarisht se emri i Arben Ahmetajt nuk është shënuar në regjistër si person i dyshuar për ndonjë vepër penale.
Konfirmimi i SPAK, siç e konfirmon ky shkëmbim e-mailesh, ka ardhur pas interesimit dhe pyetjeve specifike të bëra nga kolegu gazetar Arsen Rusta.
Pra, sipas SPAK deri në 27 korrik 2022, Ahmetaj nuk ishte nën hetim si bashkëpuntor me Klodian Zoton. SPAK pretendon se ish ministri po hetohet vetëm pasi u zbuluan provat që ishin fshehur nga hetuesit.
Disa pyetje të rëndësishme meritojnë përgjigje, me qëllim për të stabilizuar besimin që po lëkundet ndaj SPAK:
Pse prokurorët panë provat kundër Etleva Kondit dhe nuk panë provat kundër Arben Ahmetajt?
Pse u fshehën provat për ish zyrtarin më të lartë?
A po hetohet Arben Ahmetaj, kur ka nisur hetimi dhe mbi cilat prova?
A janë ndarë hetimet për dosjen e inceneratorëve në mënyrë fiktive dhe të panevojshme, me qëllim për të krijuar hapsira për të shpëtuar nga përgjegjësia penale kokat e inceneratorëve?


