Qyteti i Vlorës është mbuluar sot nga tymi i zi nga djegia e gomave në afërsi të portit. Një numër i konsiderueshëm gomash kanë marrë flakë, duke krijuar një situatë tepër problematike për mjedisin ndërsa banorët janë alarmuar nga përmasat që ka marrë zjarri në lagjen “24 Maji”.
Sakaq, bëhet me dije se 4 persona janë shoqëruar në polici. “Rreth orës 09:10, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr pranë hidrovorit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve po digjen disa goma automjetesh. Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 4 persona, për t’i pyetur në lidhje me këtë ngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.
Ajo që ka qenë shqetësuese ishin përmasat e zjarrit dhe tymi që mbuloi qytetin”. “Pranë ka banesa private. Kanë qenë këta që kanë lajmëruar forcat zjarrfikëse në qytet. Ka pasur problematika të tilla dhe në zona të tjera, vendosje zjarri në goma të vjetra për të përfituar telin pas djegies. Në këtë vend është hera e parë që ndodh.
Ka ndodhur në zona të tjera por ajo që problematika ka qenë se zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme dhe tym në të gjithë Vlorën.
U desh ndërhyrja e zjarrfikëseve për të lokalizuar zjarrin dhe do të bëhet largimi i mbetjeve”.