Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Maliq, 3 persona pësojnë djegie truopre

Aktualitet

Publikuar: 17/12/2022

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Maliq, 3 persona pësojnë djegie truopre

Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e së shtunës në një banesë në Maliq.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në fshatin Vashtëmi, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç. Dyshohet bombola ka shpërthyer nga pakujdesia.

Për pasojë kanë marrë djegie trupore shtetasit R. K; djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe familjari i tyre shtetasi A. M., 40 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

– Advertisement –

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.