Vritet në Tiranë Edmond Papa, 49-vjeçari u qëllua nga një person i maskuar në Selitë

Aktualitet

Publikuar: 16/12/2022

Vritet në Tiranë Edmond Papa, 49-vjeçari u qëllua nga një person i maskuar në Selitë

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 48-vjeçari Edmond Papa, i cili mbeti i plagosur nga atentati i regjistruar pasditen e sotme në Tiranë.

Ai është qëlluar me armë zjarri pistoletë nga një person me kapuç, ende i paidentifikuar, sapo është futur në një lokal në zonë e Selitës.

Autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa Papa është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës, por nuk ka arritur dot t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e aturoti. Burime bëjnë me dije se janë marrë në pyetje dëshmitarët e ngjarjes, ku një prej tyre ka thënë se autori ka qenë një person i vetëm, me kapuç.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.