Shpopullimi / Rama paralajmëron shkrirjen e univesiteteve në rrethe, studentët të gjithë në Tiranë

Kryesore

Publikuar: 16/12/2022

Shpopullimi / Rama paralajmëron shkrirjen e univesiteteve në rrethe, studentët të gjithë në Tiranë

Mbyllja e shumë degëve në univesitetet e rretheve dhe rënia e numrit të studentëve në degë të tjera për shkak të shpopullimit të vendit, po shtyn qeverinë që të shkrijë universitetet në rrethe.

Paralajmërimi u dha sot nga kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së 65 vjetorit të universitetit të Tiranës.

Vazhdoj të mendoj dhe të besoj se ne kemi shumë universitete. Për të pasur kaq shumë studentë, na duhet të mendojmë seriozisht për një reformë të re me qendër graviteti universitetin e Tiranës në mënyrë që të mos e jetojmë me indiferencë ose me qetësinë e incercisë agoninë e universiteteve në territore të tjera të vendit që kanë gjithmonë e më pak studentë. Ka shume universitete, dhe pak studente, mund të rioganizohemi me një universitet qendror në Tiranë dhe disa filiale ne qytyete”, tha Rama.