Dikur shpërndante pica, sot është në finale të Botërorit

Aktualitet

Publikuar: 15/12/2022

Dikur shpërndante pica, sot është në finale të Botërorit

Jusuf Fofana po përjeton një moment fantastik në karrierën e tij. Mesfushori luajti si titullar me Francën mbrëmjen e djeshme në duelin ndaj Marokut dhe u kualifikua në finale.

Historia e tij për të arritur deri këtu, nuk ka qenë aspak e lehtë. Ai në moshën 14-vjeçare shpërndante pica për ta lehtësuar ëndrrën në futboll.

Fofana nuk ishte pranuar në një kamp të organizuar nga Federata e Futbollit të Francës, ndërkohë që së fundmi u shndërrua në një lider te “Gjelat”. Në prononcimin e dhënë pas triumfit 2-0 ndaj Marokut, mesfushori 23-vjeçar deklaroi se po e shijon këtë moment.

Fofana tha:

Është çmenduri. Nuk kemi kohë ta kuptojmë ende këtë, por familjet tona po e shijojnë një gjë të tillë. E kemi edhe një ndeshje të dielën e pastaj do të festojmë. Nuk e kam ditur nëse është ndeshje e grupit apo çfarë. Kundër Argjentinës duhet të jemi të koncentruar nga fillimi. Nuk ka ndeshje të lehtë nëse dëshiron ta fitosh Kupën e Botës. Jemi shumë të uritur për të triumfuar”.