Bumçi në SPAK për Gërdecin: Shkresa për Shkëlzen Berishën e falsifikuar

Aktualitet

Publikuar: 13/12/2022

Bumçi në SPAK për Gërdecin: Shkresa për Shkëlzen Berishën e falsifikuar

mçi është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK për çështjen e Gërdecit.

Në një deklaratë për mediat pas marrjes në pyetje, Bumçi u shpreh se shkresa për Shkëlzen Berishën me shkrimin e tij është e falsifikuar.

Shkresa “për Shkëlzenin”, gjendet në një nga dokumentet e përcjella nga Ministria e Drejtësisë gjatë procedurës për funksionimin e fabrikës së demontimit të armëve më Gërdec.

Bumçi tha se ka bërë kallëzim në organet e drejtësisë 14 vite më parë se dokumenti është i falsifikuar dhe ende nuk kam marrë një përgjigje se në çfarë konkluzioni ka dalë prokuroria për këtë çështje.

“Shkrimi nuk është i imi, është e thjeshtë të dallohet dhe këtë mund të kishin bërë organet kompetente. Sot jam thirrur për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni”, u shpreh Bumçi.