Lëndë plasëse në një biznes në Tiranë, dyshimet e para të Policisë

Aktualitet

Publikuar: 12/12/2022

Lëndë plasëse në një biznes në Tiranë, dyshimet e para të Policisë

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës te Komuna e Parisit në Tiranë, në një parukeri në pronësi të një personi nga Kukësi, pranë kompleksit “Kika 2”.

Mësohet se biznesi i është ne pronësi të Amrald Canajt.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe bëhet fjalë për një sasi kapsollë detonatore të vendosur që ka shpërthyer pranë biznesit, duke shkaktuar dëme të vogla.

Hetuesit kanë dyshime për ndonjë konflikt që pronari mund të ketë pasur dhe lënda eksplozive të jenë venë për mesazh. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të zbuluar nëse është filmuar lëvizja e autorit.