Tërmet Peçi do shpallë grushtuesin e Berishës ‘Qytetar Nderi’? Disa qytetarë propozojnë të nderohet si Avni Rustemi

Kryesore

Publikuar: 08/12/2022

Tërmet Peçi do shpallë grushtuesin e Berishës ‘Qytetar Nderi’? Disa qytetarë propozojnë të nderohet si Avni Rustemi

Qytetarët janë ndarë sa i takon qëndrimit mbi sulmin fizik të 31-vjeçarit Gert Shehu ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, gjatë protestës së 6 dhjetorit.

Shumica e opinionit publik dhe faktorëve politikë kanë dënuar ashpër sulmin fizik ndaj Sali Berishës. Akti është dënuar edhe nga vetë Edi Rama.

Disa mendojnë se sulmi është inskenuar nga vetë Berisha, dhe të tjerë se mund të jetë dora e shërbimeve të huaja, ndërsa ka një dokument që Gent Shehu nuk është plotësisht i përgjegjshëm për veprimet që kryen.

Por, një pjesë tjetër po e konsiderojnë autorin si hero, duke kujtuar krimet e Berishës të pandëshkuara nga drejtësia.

Në Tepelenë, nga është edhe origjina e autorit, shkojnë më tej, pasi ka një trysni ndaj kryebashkiakut Tërmet Peçi dhe këshillit bashkiak, për të ndërmarrë veprime konrete, për të nderuar Gent Shehun.

Disa qytetarë, kryesisht nostalgjikë të Enver Hoxhës, mësohet se i kanë kërkuar dje verbalisht kryebashkiakut Tërmet Peçi dhe disa anëtarëve të këshillit bashkiak të nderojnë agresorin Gent Shehu, duke e shpallur ‘Qytetar Nderi’.

Ata e krahasojnë Gent Shehun me Avni Rustemin. Pavarësisht dëshirës së brendshme, gjasat janë që anëtarët e këshillit bashkiak të mos e konretizojnë një propozim për të nderuar Shehun, edhe për shkak të frikës së reagimit nga Tirana.

Megjithatë, nuk përjashtohet plotësisht një çmeduri i tillë. Kujtojmë që vitin e kaluar kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, i këndoi Enver Hoxhës dhe nderoi me grusht. PD-ja kërkoi shkarkimin e Peçit.

Nga ana tjetër, Bashkia Has shpalli në vitin 2018 ‘Qytetar Nderi’ Gafurr Mazrekun, atentarin e Azem Hajdatit. Nderimi nuk u miratua nga prefekti pas reagimit të ashpër të Edi Ramës